E Enjte, 5 Nëntor 2026

Xavi, favorit për stolin e Barcelonës

Me të ardhmen e Ronald Koeman gjithnjë e më shumë në dyshim, Xavi Hernández është favoriti kryesor për trashëgiminë e hollandezit në stolin e Barcelonës. Trajneri aktual i Al-Sadd ka triumfuar këtë sezon duke fituar kampionatin e Katarit dhe Kupën kombëtare.

Të Shtunën e kaluar, e përditshmja Ara tashmë kishte njoftuar negociatat midis Xavi dhe Barcelona, ​​lajme që burimet e klubit katalanas i kanë mohuar kategorikisht. Barça, pas disfatës së djeshme ndaj Celta-s në Camp Nou, për 1-2, matematikisht i dha lamtumirën titullit, duke vënë kështu në rrezik të ardhmen e Koeman.

Ish legjenda e Barcelonës dhe e kombëtares spanjolle u ndalua në aeroport nga kamerat dhe këto ishin deklaratat e tij për gazetarët e pranishëm: “Në të vërtetë, unë nuk di asgjë. Po vij me pushime, nuk di asgjë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›