Xavi shigjeton lojtarët: Skuadra është përmirësuar, që kur njoftova

Xavi Hernández analizoi fitoren 1-0 kundër Majorkës: “Mendoj se pasqyron të gjithë sezonin, një ndeshje e vuajtur për shkak të mungesës së efektivitetit. Ishte e vështirë për ne, humbëm atë penallti që do të ndryshonte ndeshjen.
Megjithatë, ne luajtëm mirë, krijuam mundësi të qarta për të fituar më shumë se 1-0. Në fund fituam dhe këto janë tre pikë të rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje me dhjetë, dymbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë raste, por mendoj se skuadra është përmirësuar që kur thashë se po largohesha. Mendoj se nuk është rastësi.”
Kujtojmë që trajneri i Barcelonës ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i skuadrës.