Xhaçka: Hapja e 5 kutive në Ndroq, Meta sdo i duhej më Berishës

Tiranë, 24 prill, NOA - Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit dhe
ministrit të Jashtëm, Ilir Meta për shmangien e kreut të PS-së nga debatet
publike, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Olta Xhaçka në një deklaratë për
mediat tha se Meta nuk kërkon transparencën e zgjedhjeve, pasi zbardhja e së vërtetës
do e nxirrte atë të padobishëm për mazhorancën.
Sa i takon transparencës së zgjedhjeve, që Zoti Meta sigurisht është frenues, frika e tij është e kuptueshme. Sikur 5 kuti të hapeshin në Ndroq, Zoti Meta nuk do ti duhej më as Sali Berishës, tha Xhaçka.
Deputetja e PS-së shtoi në reagimin e saj se çdo dramë ka personazhin e vet komik dhe në dramën e sotme shqiptare të rrënimit të demokracisë e ekonomisë, këtë rol e ka marrë përsipër paterica e Sali Berishës, Ilir Meta.
Duke mbetur në çështjen që ka të bëjnë me integrimin e vendit, Xhaçka deklaroi se do të ishte me interes që Zoti Meta tu tregonte shqiptarëve si ndodhi që as këtë verë nuk do të mund të lëvizim pa viza.
m.xh/NOA