Xhacka Meta e ka te humbur gjyqin me opinionin publik

Ka qene i menjehershem reagimi i PS ne lidhje me deklaraten e Metes gjate nje takimi paraelektoral me Korce i cili sulmoi prokuroren e Pergjithshme duke thene ajo eshte nje lojtare politike dhe se i mungon vullneti per transparence.
Nga selia roze deputetja socialiste Olta Xhacka dha nje deklarate per shtyp ku theksoi se Meta fton Prokurorine te hetoje dhe ne te njejten kohe e sulmon ate. Ilir Meta ka nje siklet te madh e prandaj sulmon Prokurorine e drejtesine. Shantazhon e kercenon me shpresen e vagullt se keshtu do mund ti shpetoje ndeshkimit ligjor per vjedhjen me bllok ne dore qe ska mbetur kush pa e pare tanime.
Vetem nje njeri i kapur me shpatulla pas murit me ze e me figure teksa vjedh mund te veproje si Ilir Meta. Nga nje ane te ftoje Prokurorine te hetoje e nga ana tjeter ta sulmoje ate paturpesisht. Nga njera ane thote se do i vihet ne dispozicion drejtesise nga ana tjeter hedh cdo dite vrer mbi Prokuroren e Pergjithshme. Nje njeri i pafajshem do ta linte drejtesine te bente punen e saj por Ilir Meta e di po aq mire sic e dine dhe shqiptaret qe nuk eshte i pafajshem. Prandaj sot e gjithe diten sulmon prokurorine e opoziten.
Ajo shtoi se Meta e ka te humbur gjyqin me opinionin publik pasi mbi te rendojne po aq sa mbi Berishen jetet e humbura dhe plagosjet e qytetareve me 21 janar.
Ishte videoja e tij qe shkaktoi ate zemerim popullor qe shpertheu ne 21 janar. Dhe ishin urdhrat e shefit te tij qe plagosen shqiptare te pafajshem e moren jete shqiptaresh te pafajshem per llogari te vjedhjeve te Ilir Metes e Koalicionit te Turpit ku ai ben pjese perfundoi deputetja socialiste.