E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa Asnje medyshje per Kodin Penal

Nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa ka hedhur poshtë zërat se PS është përpjekur të pengojë miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

“Dua të qartësoj se s’ka pasur mëdyshje për të bllokuar Kodin Penal, ashtu sikurse nuk ka patur për kodet e tjera. Jemi të qartë se kemi angazhimin maksimal për të kontribuar në miratimin e ligjeve me tre të pestat”, ka deklaruar Xhafa.

Deputeti socialist ka hedhur gjithashtu deklaratat se gjithçka është miratuar në momentin e fundit. “Ajo që nuk ka pasur është se s’ka pasur asnjë vendimmarrje të minutës së fundit, por ka qenë një vendimmarrje Jemi të qartë se kemi angazhimin maksimal për të kontribuar në miratimin e ligjeve me tre të pestat

Fatmir Xhafa
Deputet i Partisë Socialiste e konsultuar”, ka thënë Xhafa.

Megjithëse kërkesa e saj, për cilësimin si vepër penale atë të falsifikimit të dokumentave zyrtare të statistikave, nuk u pranua nga mazhoranca, opozita dha konsensusin për miratimin Kodin Penal.

Në seancën parlamentare të së enjtes, pas shumë orë debatesh, depuetetët e mazhorancës dhe opozitës, me 126 vota pro, votuan ndryshimet në këtë kod.

Të dyja palët mbrojtën në Parlament qëndrimet e shprehura në komisionin e ligjeve për ndryshimin e nenit për dënimin me burg të zyrtarëve nëse ata falsifikojnë statistikat. Kjo kërkesë e socialistëve u komentua nga deputetët demokratë si një arsye për bllokimin e proçeseve integruese. Reformat
Prishet konsensusi për Kodin
Ndryshimet në Kodin Penal
Konsensus për Kodin Penal

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›