Xhafaj Qeveria agresion gjyqesorit

Partia Socialiste ka denoncuar ditën e shtunë përpjekjet sipas saj të mazhorancës për të vënë nën kontroll institucionet kushtetuese, përmes veprimeve që bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet.
Reagimi i PS, përmes deputetit Fatmir Xhafaj, ka ardhur një ditë pas dorëheqjes së gjyqtarit Petrit Plloçi, në shenjë proteste ndaj rrëzimit të kërkesës së presidentit, që e konsideronte antikushtetues bllokimin e tre dekreteve nga Parlamenti.
“Denoncojmë përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Gjyqësori është në rrezik. Ekzekutivi dhe segmente të caktuara politike ndikojnë në shumicën e vendimeve të gjyqësorit”, ka deklaruar Xhafaj.
Xhafaj ka theksuar Denoncojmë përpjekjet e qeverisë për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Ekzekutivi dhe segmente të caktuara politike ndikojnë në shumicën e vendimeve të gjyqësorit
Fatmir Xhafaj
Deputet i Partisë Socialiste se Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e kreut të shtetit për shqyrtimin e emërimeve të reja, veprim që sipas tij është në kundërshtim me një vendim të miratuar më parë nga vetë kjo gjykatë.
“Dy gjyqtarët të cilëve u ka mbaruar mandati, të cilët janë betuar mbi Kushtetutën se do ta mbrojnë atë, e kanë shkelur me votën që i kanë dhënë vetëvetes. Ishte pikërisht kjo votë që bëri të mundur rrëzimin e dekreteve të presidentit”, ka nënvizuar Xhafaj.
“Vendimi i kësaj gjykate, që në respekt të standarteve të saj sot mund të konsiderohet si një gjykatë ilegjitime, ka ardhur pasi ka refuzuar të shqyrtojë kërkesat presidenciale dhe vazhdon të mbajë tre vende vakante, të cilat do t’i plotësojë me presidentin e ri, për qëllime politike”, ka vijuar deputeti socialist.
Më tej ai ka vijuar me akuzat ndaj këtij institucioni kushtetues, me pretendimin se ka kufizuar të drejtat e opozitës, duke i mundësuar asaj drejtimin në gjykatë vetëm për çështje të brendshme dhe jo me interes kombëtar.
“Gjykata ka vendosur t’i heqë opozitës të drejtën e saj për t’iu drejtuar gjykatës. Tashmë ligjvënësit, në veçanti pakica, mund t’i drejtohen Kushtetueses vetëm kur cënohen interesat e saj të ngushta dhe jo kur cënohet Kushtetuta dhe ligjet. Nëse ky vendim do të ishte marrë dy vjet më parë, PS nuk do të kishte mundur të ankohej për kufirin detar”, ka deklaruar Xhafaj.
Deputeti socialist ka shtuar më tej se, pavarësia dhe balancimi i pushteteve është detyrim kushtetues, duke paralajmëruar se PD do të ndërmarrë iniciativa për konsolidimin e tyre.