E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferaj premton fonde për restaurimin e objekteve të kultit

Komiteti Shtetëror për kultet ka zhvilluar një veprimtari të gjerë dhe të shumanshme gjatë vitit që lamë pas. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z.Ferdinand Xhaferaj vlerësoi punën e institucionit që merret me çështjet fetare. Në gjysmën e dytë të vitit qeveria do të japë fond tjetër për restaurimin e objekteve të kultit. Ju, tha ministri kontribuoni për tolerancë dhe harmoni fetare, e cila është një nga vlerat e popullit shqiptar, të cilat tregojnë emancipim

dhe nivel kulturor. Ministri vlerësoi dhe punën për pyetësorin, i cili është një nga detyrat e Bashkimit Europian që duhet përmbushur si kusht për integrimin e vendit në BE. Z.Xhaferaj vlerësoi dhe 2 progresraportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët e vlerësojne maksimalisht tolerancën fetare në Shqipëri.Ministri gjithashtu kërkoi dhe bashkëpunim në lidhje me 100 vjetorin e Lindjes së Nënë Terezës, eveniment fetar që i kalon kufijtë e fesë,sipas tij. Ndërsa për sa i përket situatës së krijuar në zonën veriperëndimore të vendit për shkak te prurjeve të mëdha te ujërave, MTKRS ka ngritur një grup pune i cili po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën. Edhe kryetari Rasim Hasanaj e vlerësoi 2009 si një vit të suksesshëm. Sipas tij duhet një bashkëpunim më i madh nga ana e shtetit për ruajtjen e ekuilibrave mes besimeve fetare. Vlen të theksohet sipas tij se Komiteti Shtetëror i Kulteve është në përfundim të një projektligji ku përfshihen dhe besimet e tjera fetare. Ky projektligj është çuar edhe në Komitetin e Venecias për përmirësim. Por sipas z.Hasanaj problem mbetet regjistrimi i disa besimeve si OJF, gjë të cilën pritet ta përmirësojë projektligji në fjalë. Komiteti Shtetëror për Kultet mbetet i angazhuar për hartimin e platformës së turizmit fetar  dhe në bashkëpunim me IMK ka hartuar listën me objektet fetare që përbëjnë trashëgimi kulturore. Qeveria shqiptare për vitin 2010 ka vënë në dispozicion 100 milion lekë nga buxheti  për financimin e bashkësive fetare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›