E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferi: Marrëveshja Kosovë-Serbi hap një kapitull të ri

14 vite pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi kanë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila hap një faqe të re në historinë e këtyre dy vendeve. Kështu u shpreh në Shkup, ministri i Mbrojtjes sëMaqedonisë, Talat Xhaferi, pas takimit që pati me homologun kroat, Ante Kotromanovic.
Xhafer porositi që vendet e rajonit të mos i kthehen historisë, por të shohin përpara.

“Si ministër i Mbrojtjes zakonisht kam thënë se nuk duhet t’i i kthehemi historisë. Dy vendet që kanë qenë të përfshira në këtë histori, nga 19 prilli kanë një histori të re, një raport të ri, kanë një marrëveshje të ndërsjellë në të cilën duhet të fokusohen për ta implementuar”, deklaroi Xhaferi, transmeton TCH.

Ndërsa ministri kroat i Mbrojtjes, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me ministrin Xhaferi, tha se anëtarësimi në NATO është shumë i rëndësishëm për përparimin e vendeve të rajonit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›