E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferri Kuzhe nuk do te jete te premten ne stol

Trajneri i kombetares shqiptare eshte vizituar diten e marte ne Spitalin Amerikan nga ministri i Sporteve Ferdinand Xhaferri.

Pas nje takim disa minuteshe ministri Xhaferri ka deklaruar per mediat se gjendja shendetesore e trajneri kroat eshte e permiresuar ne krahasim me ditet e kaluara. Ashtu si grupi i mjekeve te ketij spitali edhe ministri i Sporteve ka pohuar se Kuzhe nuk do te jete ne fushe diten e ndeshjes perballe Bosnje Hercegovines.

Trajneri i kombetares shqiptare u shtrua diten e enjte ne Spitalin Amerikan ne Tirane pasi u godit nga nje hemoragji cerebrale. Ne fillim u mendua se ai do te dergohej jashte vendit per kurim por pas permiresimit te gjendjes shendetesore te tij u vendos qe Kuzhe te qendroje ne Shqiperi.

Ne ndeshjen e te premtes kombetarja shqiptare do te drejtohet nga zevendesi i Kuzhes Xhemal Mustedanagic dhe drejtori teknik i FSHF-se Astrit Maci.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›