E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferri e Babasi, premtojne investime

Kandidatet per deputete te PD, ne Qarkun e Durresit, Ferdinand Xhaferri dhe Ndricim Babasi u takuan me banoret e zones se Nikles, ne Kruje. Sipas Xhaferrit, ne kohen, kur qeveria socialiste ishte ne pushtet, shifrat qe i jane dhene komunes, per te investuar jane shume te vogla ne krahasim me cfare i eshte ofruar ne vitet e fundit te qeverise Berisha. Nje tjeter fakt theksoi ai, eshte rritja e pensioneve te dyfishuara dhe ndertimet e rrugeve ne keto 4 vjet, sic eshte vepra e madhe rrugore, autostrada Durres-Kukes, ndertimi i 1012 shkollave ne te gjithe vendin dhe njera prej tyre eshte edhe shkolla juaj ne Qerret. Kandidatet e PD-se ne Qarkun e Durresit, u ndalen edhe ne investimet e sipermarrjeve te medha si ndertimi i fabrikes se cimentos, qe pritet te punesoje mbi 400 punonjes te zones.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›