Xhaka goditja e shtatë e Sunderland në merkato, Leverkusen arkëton rreth 17 mln £

Leverkusen dhe Sunderland kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë finalizuar transferimin e Granit Xhakës, i cili i ka kushtuar arkave të klubit britanik rreth 17 milionë stërlina.
Granit Xhaka, i cili kishte pranuar ofertën e Sunderlenad javën e kaluar, do të rikthehet në Angli pas dy vitesh të suksesshme në Bundesligë, ku me Bayer Leverkusen fitoi edhe titullin kampion.
Mesfushori është goditja e shtatë e Sunderland gjatë kësaj merkatoje vere ku në total ka shpenzuar rreth 114 milionë stërlina.