E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhakarta, sulmohen 2 hotele

Te pakten 9 persona jane vrare ndersa 50 te tjere jane lenduar ne shperthimet ne dy hotele luksoze ne kryeqytetin e Indonezise, Xhakarta. Deshmitaret thane se shperrthimet kane ndodhur heret ne mengjes , por ende nuk ka hollesi se kush mund te ndodhet prapa tyre. Dy hotelet , Ric Karlton dhe Merriot, ndodhen ne qender te pjeses se frekuentuar nga biznesemenet ne kete qytet. Indonezia ne te kaluaren eshte goditur nga nje sere sulmesh me bomba nga grupe te lidhura me Al Kaiden , perfshire edhe shperthimin e vitit 2002 ne nje klub nate ne ishullin Bali kur u vrane rreth 200 vete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›