E Martë, 3 Nëntor 2026

Xhama dhe dyer të thyera/ Flasin banorët e pallatit në Elbasan: Shpërthimi ishte shumë i fortë, u tronditëm

ELBASAN- Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasani.

Lënda plasëse është vënë në katin e parë të një pallati, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm rreth orën 01:00 të natës.

Sipas tyre, në banesë, e cila ishte objekt i sulmit jeton një familje e përbërë nga tre anëtarë. Në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në banesë.

“Ora 01:00 e natës mund të ishte. Ne po flinim gjumë bashkë me vajzën. Dëgjuam një krismë shumë e fortë. Xhamat janë dëmtuar komplet.

Këtu poshtë jeton një familje: burri, gruaja dhe fëmija i tyre, por ata ikën në mbrëmje. Janë të gjithë të moshuar në pallat.

Nuk e dimë se si ndodhi. Aq u trembëm sa zemra më rrihet pa pushim. Shumë zhurmë e madhe”, tha një banore e pallatit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›