E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhami i përparmë i bërë “shoshë” nga plumbat/ U vra sot në atentatin në Zall Herr, kjo është makina me të cilën lëvizte Lulzim Visha

Në Zall Herr të Tiranës, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar teksa lëvizte me makinë Lulzim Visha.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se makina në foto ishte e viktimës Visha. Fotoja është shkrepur pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Visha.

Policia reagoi për këtë vrasje, duke thënë se ka gjetur një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur në vrasje.

Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Dyshimet janë se Visha është vrarë për hakmarrje. Hetimet për ta zbardhur ngjarjen vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›