E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re te shtunen gurthemeli i pare

E shtuna për myslymanët e Shqipërisë do të jetë një nga ditët më festive të këtyre 20 viteve të fundit.

Ata do te vendosin ne sheshin e Namazgjasë, gurin e pare per ndertimin e Xhamise se Madhe. Kryetari i Komunitetit Myslyman Selim Muça doli vete per te ftuar jo vetem besimtaret myslymane, t'i bashkohen kesaj ceremonie festive. "Komuniteti Mysliman njofton mbarë besimtarët dhe qytetarët e tjerë që të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të Xhamisë së Madhe të Tiranës. Kjo ceremoni do të zhvillohet të shtunën në orën 10.00, në vendin e quajtur Namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë", tha Selim Muca. Kryetari i Komunitetit Mysliman, e cilesoi si historike diten e nisjes se ndertimit te Xhamise se Madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›