E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhampaolo lavdëron Ramadanin: S’kishim alternativa, na shpëtoi!

Lufta për të evituar rënien në Serie B është më e nxehtë se kurrë në Italia pasi në 90’ e fundit të këtij sezoni do të jenë plot pesë skuadra që do të mundohen të mos ndjekin Monzën në kategorinë inferiore.

Në këtë grup është edhe Leçe e Ylber Ramadanit, i cili ishte autori i golit të vetëm të salentinëve përballë Torinos. Tri pikët e marra përballë ekipit “granata” i lejuan Leçes që të shpresojë ende ndërsa trajneri Xhampaolo në fund të ndeshjes vlerësoi shqiptarin edhe pse pranoi se gjatë sezonit nuk i kishte besuar plotësisht.

“Nuk kishim alternativa të tjera, na duhej vetëm fitorja për të vazhduar të mbanim gjallë shpresat për mbijetesë. Ramadani shënoi një gol të madh, të cilin ekipin e mbrojti deri në fund. Unë me Ramadanin kam një raport të mirë edhe pse nuk e kam aktivizuar gjithmonë. Kurrë mes nesh nuk ka munguar besnikëria. Në këtë ndeshje i kërkova ti jepte karizëm ekipin dhe e bëri”, tha trajneri i Leçes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›