E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhani: Të mblidhet urgjentisht FSHF-ja

“Kërkojmë zhvillimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme. Përveç Partizanit, ky është edhe qëndrimi i disa klubeve të Kategorisë së Parë dhe Superiores. Në të kundërt nuk zbresim në fushë”, deklaroi Xhani.

Sipas tij, arsyet janë problematika e madhe që ka futbolli shqiptar, siguria, ndershmëria, por edhe infrastruktura. Deklarata e Xhanit vjen pak ditë pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, që nuk pranoi ndryshimin e strukturës së Superiores për zgjerimin e kampionatit nga 12 skuadra që ka aktualisht në 16 skuadra.

Në këtë mënyrë Partizani, por edhe Elbasani, Lushnja e Bylis nuk do të binin një kategori më poshtë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›