Xhavit Bajrami, kampioni i botes ne kick-box

Megjithe izolimin e gjate te shqiptareve te Kosoves, talentet gjithmone kane gjetur mundesine qe te marrin vleresime, madje dhe te sjellin tituj boterore.
Xhavit Bajrami eshte nje nga shembujt e gjalle qe konfirmon kete. Ai mban titullin e kampionit te botes ne versionin e njohur ISKA. Gjate karrieres se tij ai ka fituar tituj te shumte ne karate, kick-box dhe se fundmi tre here ka fituar titullin e kampionit te botes ne kategorine e rende ne versionin ISKA. Gjate 44 ndeshjeve te zhvilluara prej tij, ai ka korrur 65 fitore, 6 humbje dhe vetem nje barazim. Ishte vetem 15 vjec kur Xhaviti u nis drejt Zvicres, i apasionuar pas sporteve ai u angazhua ne futboll dhe cuditerisht perfundoi ne kick-box, ne Japoni. Heren e fundit ai mbrojti titullin ne Prishtine, me 21 janar te vitit te shkuar para 3 mije personave ne pallatin e sportit. Po ne kete palester ne muajin prill, Xhavit Bajrami do e mbroje perseri kete sport. Pergatitjet po behen te gjitha qe ky eveniment te zhvillohet pikerisht ne Prishtine.
Foto