E Enjte, 5 Nëntor 2026

Xhelal Mziu merret në pyetje në SPAK

Këtë të mërkurë ishte radha e Xhelal Mziut për tu paraqitur në ambientet e SPAK.

Deputeti demokrat, dikur në postin e Kryetarit të Bashkisë Kamëz, u pa të hynte në godinen e Strukturës së Posacme AntiKorrupsion që në mëngjes herët.

Mziu është është kallëzuar në SPAK nga kryetari aktual i bashkisë Kamëz.

Në kallëzimin e tij Rakip Suli ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3% të sipëfaqes funksionale për banesa sociale në favor të Bashkisë.

Ligji i urbanistikës parashikon që nw lejet ndwrtimore me mbi sipërfaqe 2000 m2, 3%  duhet ti kalojë bashkisë për banesa sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›