E Diel, 1 Nëntor 2026

Xheloze, masakron burrin pak pas kthimit nga emigrimi në Itali

Mamurras, 25 Gusht NOA Një burrë është plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë, kurse policia njoftoi ndalimin e të shoqes, si e dyshuara e vetme e krimit brenda familjes që ndodhi sot herët në mëngjes por u mbajt i fshehur deri para pak minutash kur 41-vjeçari tregoi se ishte qëlluar nga gruaja.

Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA informon se viktimë e masakrimit me thikë, është Aleksandër Deda, 41 vjeçar, lindur e banues në qytetin e Mamurrasit në rrethin Kurbin. Ai gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku sot në mbrëmje doli nga gjendja koma.

Autore e dyshuar e krimit është Rajmonda Deda, 36 vjeçe, nga i njëjti vendbanim, bashkëshorte e të ndjerit.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Deda. Aleksandri, mësohet se ishte kthyer vetëm para pak ditësh nga emigrimi në Itali.

Mes çiftit, veç çmallje pas ardhjes nga kurbeti, kishin lindur dhe dyshime për tradhti.

Kjo gjë po e brente shumë Rajmondën e cila pasditen e sotme ka vendosur të mos e ketë më para syve të shoqin, duke u përpjekur ti marrë jetën.

Për këtë, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar 41-vjeçarin Aleksandër Deda duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Por duke dashur të fshehë krimin, ka deklaruar për policinë se i shoqi ishte vetëplagosur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me fqinjët, madje duke kërkuar ndihmë se i shoqi ishte plagosur aksidentalisht.

Gënjeshtra nuk ka zgjatur shumë sepse mbrëmjen e sotme, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka dalë nga gjendja koma dhe ka arritur të tregojë se nuk ishte vetëplagosur por e shoqja e kishte qëlluar me thikë, pas grindjeve për xhelozi.

Para disa minutash, policia konfirmoi se ka arrestuar të dyshuarën Rajmonda Deda, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e rëndë.

/e.n/b.a/NOA/

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›