E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhimi: 9 vite pa e takuar djalin

Ish konkurrenti i Big Brother, Xhimi, 45-vjeçar, jeton bashkë me të shoqen, Kozetën. Ata janë njohur që në adoleshencë dhe jeta i ka bashkuar për të mos i ndarë më.

Xhimi ka rrëfyer  për martesën e tij të dikurshme dhe për marrëdhënien me djalin e parë, që tashmë është njëzet vjeç.
“Është një histori e shkurtër e jetës sime, që ka ndodhur njëzet vjet më parë dhe nga e cila erdhi në jetë një djalë. Bëhet fjalë për një njohje, martesë dhe shtatzëni që ndodhi e gjitha brenda 11 muajve,” ka rrëfyer ai martesën për Gazeta Shqiptare, duke folur edhe për të birin:
“Kam kontakte, por jo më të mirat e mundshme. Ai sot është 20 vjeç dhe jeton në Gjermani. “

Duke treguar si ka qenë marrëdhënia e tyre gjatë 20 viteve, ai ka thenë:
“Fillimisht nuk kemi patur kontakte të mirëfillta sepse të dyja palët jetonim jashtë Shqipërisë në shtete të ndryshme. Pas lindjes së tij, për gati nëntë vjet për arsye të ndryshme nuk kam pasur mundësi ta takoj djalin.  E kam vuajtur shumë! Por më pas jemi afruar. S’ka shumë që ai erdhi në Greqi dhe kaloi rreth dy javë me ne. Kaluam vërtetë mirë.

"Xhimi ka preferuar të mos jep më shumë detaje mbi këtë histori pasi është diçka që filloi dhe për përfundoi brenda një kohë fare të shkurtër dhe duke qenë se janë të përfshirë njerëz të tjerë në këtë ngjarje. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›