E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhudo i ha gishtin kundershtarit

Në një nga ndeshjet e xhudos për kategorinë deri në 100 kg, kubanezi Oreydi Despaigne ka imituar gjestin e famshëm të Mike Tyson duke kafshuar kundërshtarin e për këtë arsye është skualifikuar nga gjyqtaria.

Xhudoka amerikano-latin i ka kafshuar gishtin e dorës uzbekut Ramziddin Sayidov, por sipas tij bëhej fjalë vetëm për një incident dhe se nuk kishte vepruar me qëllim.

Sayidov pasi është kafshuar ka shkuar tek arbitrat për t’i treguar gishtin e gjakosur dhe pas konsultimit edhe me jurinë, arbitrat kanë vendosur skualifikimin e kubanezit.

Skena, edhe pse më pak dramatike, kujton atë të vitit 1997 kur Mike Tyson i kafshoi veshin Evander Holyfield dhe për këtë u skualifikua menjëherë.

Londër 2012
Tërhiqet Klodjana Shala
Peshëngritje, reagimet për dopingun
Londër 2012, Djokovic kërkon medaljen e artë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›