Xoxa e Veliaj kundër kontrollit. Bashkëshortja e kryebashkiakut dhe vëllai i tij i drejtohen Gjykatës: Nuk kishte bazë ligjore

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj kanë kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme kontrollet e ushtruara të premten e kaluar në shtëpitë e tyre.
Përmes avokatëve mbrojtës, ata pretendojnë se kontrollet nuk kanë patur bazë ligjore.
Nga këto kontrolle, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, ndërsa i kontrolluan kësaj të fundit edhe galerinë e artit “Harabel”.