E Enjte, 5 Nëntor 2026

Yarlung Zangbo, kanioni më i thellë në botë, merr vlerësimin më të lartë turistik

Kanioni Yarlung Zangbo në Rajonin Autonom të Tibetit, në jugperëndim të Kinës, i njohur si kanioni më i thellë në botë, me një thellësi maksimale prej 6009 metra, u akreditua me vlerësimin turistik të nivelit 5A të martën, vlerësimi më i lartë në vend.

Kanioni 504.6 km, përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Yarlung Zangbo, njihet gjithashtu si kanioni më i gjatë në botë, bën të ditur “Xinhua”.

Ai u vlerësua si një atraksion turistik kombëtar 4A më 2010-n. Zona kryesore e tij priti 456.000 turistë në vitin 2019, me të ardhura gjithëpërfshirëse të turizmit prej rreth 100 milionë juanë (rreth 15.1 milionë dollarë amerikanë). Më 2015-n, “Tibet Tourism Co., Ltd.” investoi 329 milionë juanë dhe punoi së bashku me qeverinë e qarkut Mainling për të rikonstruktuar zonën piktoreske, duke shtuar pajisje të reja turistike, si dhe më shumë programe rekreative, si burimet e nxehta të ujit dhe udhëtim me balona me ajër.

Kompania bëri të ditur se do të intensifikojë përpjekjet në investime kapitale dhe menaxhim inteligjent të zonës piktoreske.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›