Yll Limani: Falë Zotit që shpëtuam

Një ndër lajmet kryesore që shënuan ditën e sotme është sulmi ndaj familjes së kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani me qërast persona të panjohur kanë tentuar të shkaktojnë zjarrvënie në shtëpinë e Limanit përmes një bombole gazi të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij.
I indinjuar është shprehur edhe këngëtari Yll Limani, i biri i Mufail Limanit i cili ka dënuar këtë akt nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
“Akt i ligë. Nuk kom fjalë. Falë zotit kanë shpëtu prindërit, motrat, vëllau i vogël, gjyshja, halla!”, ka shkruar Limani.
Kanë qenë të shumtë miqtë dhe fansat e këngëtarit të cilët kanë dënuar këtë akt vandal ndaj familjes Limani dhe njëkohësisht kanë shprehur gëzimin që ky sulm nuk ka pasur pasoja në njerëz./Indeksonline/