E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ylli Zalla u dorëzua vetë. Dha konferencë në oborrin e shtëpisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka humbur kontrollin mbi situatën kriminale në vend. Në një deklaratë për mediat, Berisha u ndal te ngjarjet e fundit në Sarandë, Elbasan dhe rasti i Ylli Zallës.

“Këto ditë u provuan shqiptarëve se vendi është totalisht në duart e krimit”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar incidentit në Sarandë, ai akuzoi strukturat e policisë për sjellje të papërshtatshme, ndërsa për ngjarjen në Elbasan tha se tentativa për vrasje ndodhi në mes të ditës dhe në prani të kamerave.

Berisha komentoi edhe rastin e Ylli Zallës, duke kundërshtuar versionin zyrtar për arrestimin e tij. Sipas kreut të PD-së, Zalla nuk është arrestuar nga Policia, por është dorëzuar vetë.

“Lamallari mashtron qytetarët, thotë se e arrestuan, ndërkohë Zalla u dorëzua vetë”, u shpreh Berisha.

Ai iu referua edhe videos së publikuar pas shpërthimit me tritol në banesën e Zallës, ku ky i fundit akuzoi policinë si autore të mundshme të ngjarjes.

“Se si mund të ketë dorëzim tjetër se sa të dalë në konferencë shtypi, vetëm mendja bosh e Lamallarit mund ta cilësojë arrestim. Ai u dorëzua”, deklaroi Berisha. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›