Ylli i “Grey’s Anatomy”, Eric Dane ndërron jetë në moshën 53 vjeçare

Eric Dane aktori më i njohur për rolet e tij në serialet Grey’s Anatomy dhe Euphoria, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Dane luajti rolin e patriarkut të familjes Cal Jacobs në serialin e famshëm dramatik për adoleshentë të HBO-së, Euphoria.
Aktori i lindur në Kaliforni u diagnostikua vitin e kaluar me ALS (kleroza laterale amiotrofike) dhe i kaloi muajt e fundit duke rritur ndërgjegjësimin për formën më të zakonshme të sëmundjes së neuroneve motorike (MND).
“Me zemër të thyer, ju njoftojmë se Eric Dane ndërroi e pas një beteje të guximshme me ALS-në”, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.