E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ylli i akordon Urdhrin Olimpik Eva Buzos, gruas së parë që kaloi me not Otranton

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli priti në një takim të përzemërt Eva Buzon, shqiptaro-australianen që pak ditë më parë përshkoi me not Kanalin e Otrantos.

Presidenti Ylli e ka përgëzuar Eva Buzon për realizimin me sukses të sfidës së saj, ndërsa i akordoi edhe Urdhrin Olimpik, për kurajon dhe këmbënguljen e jashtëzakonshme që tregoi, duke u bërë gruaja e parë që kalon me not Otranton.

Gjatë takimit, avokatja Buzo u njoh me të gjitha arritjet e KOKSH, ndërsa përgëzoi presidentin Fidel Ylli për suksesin e Shqipërisë në Paris, duke sjellë madaljet e para Olimpike në historinë e sportit shqiptar.

Eva Buzo përfundoi të hënën udhëtimin e saj prej 34 orësh, duke përshkuar 92 kilometra nga brigjet e Lecces në Itali. Ajo notoi nga shkëmbinjtë e San Focca deri në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në një nga gjiret e tij, në afërsi të kepit të Gjuhëzës në orët e para të mëngjesit të së hënës.

1 nga 4

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›