E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli më i ri i internetit

Shakira është mëse e lumtur për ardhjen në jetë të djalit të saj Milan-it, tashmë 3 muajsh.

Këngëtarja kolumbiane nuk rresht së postuari fotot e tij në Twitter.

“Isha betuar se nuk do e bëja kurrë këtë gjë, por tashme jam shndërruar në një nga ato nënat e mërzitshme që postojnë shpesh foto të fëmijëve të tyre.” – shkruan ajo në koment poshtë fotos së fundit të djalit të saj.

Ajo nuk ndahet për asnjë moment nga ai, madje së fundmi e kishte marrë edhe në “The Voice”.

Tashme Milan-i po shndërrohet në një yll të vërtetë të internetit duke i marrë famën edhe prindërve të tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›