E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ylli takon ministrin saudit të Sportit: Bashkëpunim mes Komiteteve Olimpike, shkëmbim i eksperiencave

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri i Sportit të Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal zhvilloi një takim kokë me kokë me presidentin e KOKSH, Fidel Ylli.

Ndër temat më të rëndësishme që u diskutuan ishin ato të rritjes së frymës olimpike mes vendeve islamike, format e bashkëpunimit mes Komiteteve Olimpike dhe shkëmbimit të eksperiencave.

Princi pati mundësinë të informohet edhe rreth projektit madhor të KOKSH ‘Tirana Olimpic City’ dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe të financimit.

Edhe një vit më parë presidenti Fidel Ylli dhe princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal janë takuar në Riad, ku kanë firmosur memorandumin e bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, atij shqiptar dhe të Emirateve të Bashkuara. /j.p/

1 nga 9

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›