E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yllka Mujo Prapaskenat ne Kinostudio si i fitonim rolet

INTERVISTA/ Ish-kengetarja dhe aktorja e talentuar Yllka Mujo rrefen si u zgjodh ne kinoproven e filmit te saj te pare I teti ne bronz

Albert Zholi

Gjithmone e sheh te qeshur por kjo sdo te thote se gjithmone ka luajtur role komike. Perkundrazi ne teater rolet e saj me te bukur me te arrire kane qene ata dramatike. Rrefimi i saj eshte i sinqerte ku ve re se ne fjalet e saj ka perpikmeri rrjedhshmeri logjike. Flet dhe thith cigaren duke perhapur pak mjegull ne tavoline por jo ne memorien e saj. Ka nje memorie perfekte qe do tia kishte zili cdo historian apo matematicien. Kur permend detaje te moshes feminore qesh pasi tashme i duken te pafajshme disa gabime por edhe te bukura per moshen. Ajo qe me befasoi ne biseden me te ishte se per here te pare mesova se karrieren e saj artistike Yllka nuk e ka nisur si aktore por si kengetare. Dhe kengetare jo dosido por nje kengetare qe ne femijeri ne Festivalin e Pallatit te Pioniereve te Tiranes ka zene vendin e pare plot gjashte here. Ndoshta nje rekord qe eshte lene pa dashje ne harrese por qe duhet te theksohet ne festivale te tille. Dhe Yllka nuk ishte nje kengetare dosido por nje kengetare qe ne moshen e femijerise kendonte kenge te Vace Zeles dhe gjithmone merrte duartrokitje. Dhe pse nga shtati vajza po ja kalon vete Yllka ka po ate energji freski dhe me se shumti e shpreh ne skenen e Teatrit Kombetar ku ajo per mese 3 dekada ka lidhur jeten por dhe endrrat e saj.

Ku e ka nisur rrugen e bukur te artit Yllka Mujo

Aty ku mosha e femijerise me thurte endrrat me te bukura. Ku cdo femije merr gezimin e pare te jetes pra tek kenga. Degjoja shpesh Vace Zelen ne radio dhe me magjepste. Me dukej hyjnore. Me dukej e paarritshme. Ne shtepi mundohesha ta imitoja dhe kendoja kenget e saj. Kenga eshte qetesia e shpirtit eshte ajri i paster eshte fjala e ngjizur ne tingujt e muzikes. Pra me kengen une e nisa rrugen e bukur por te veshtire te artit.

Dhe ku e filluat kete rrugetim kaq te bukur

E fillova tek Pallati i Pioniereve te Tiranes. Ishin vite te bukura ato. Nuk dua te komentoj regjimin totalitar pasi si femije ne nuk merreshim me politike. Por une shihja kengen endrren time ne kete pallat.

Cila ka qene kenga e pare qe ke kenduar ne festivalet e femijeve

Ka qene nje rast unik ne kete paraqitje. Me debutimin e pare kam marre cmim te pare. Ishte festivali i pare i kenges per femije i Pallatit te Pioniereve Tirane. Ishte viti 1964. Isha vetem 11 vjec. E imet e gjalle e shkathet me nje ze qe ma pelqenin te gjithe. Kendova kengen Atdheu.

Ku ishte e vecanta e debutimit

Per kete kenge ishte pergatitur Ermira ico per ta kenduar. Ndersa mua fshehurazi ma kishte pergatitur profesor Tonin Harapi qe ta kendoja. Ai me thote ne menyre te fshehte Diten e festivalit do te dalesh ti ta kendosh dhe mos i thuaj gje Ermires. Une i them se nuk jam e pergatitur mire. Nuk ka gje- thote ai. Kur doli spikeri dhe mamaja e Ermires qe ishte ne rreshtin e pare dhe pret Ermiren te dale..kur ja...del spikeri dhe thote se kengen Atdheu im do ta kendoje Yllka Muja. Nena e Ermires shtangu. Ishte festivali i pare dhe per mua pjesemarrja e pare. Fitova cmim te pare.

fare mban mend tjeter nga ky festival

Mbaj mend nga festivali i pare dhe vellane qe e terhiqja per dore se i vinte turp qe te vinte dhe kemi kenduar nje kenge per nenen. Pra po ne kete Festival kendova me vellane tim nje kenge tjeter. Vellai im kishte nje ze shume te bukur dhe i dhane te kendonte nje romance te Tonin Harapit.

Si e vazhduat rrugen si kengetare

Me shume sukses. Gjashte vjet kam marre vetem cmime te para si kengetare ne festivalet per femije. Me pas kam marre pjese ne te gjithe festivalet ne dekadat e majit.

Kjo do te thote qe vazhduat shkollen per muzike

U futa per kanto pastaj ne lice. Vazhdoja shkollen per muzike. Me pelqente shume kenga dhe nuk mendoja ndonjehere se mund te behesha aktore. Isha shume e lidhur me kengen.

Kur dhe si filloi karrieren e aktrimit Yllka

Rastesisht. Fare rastesisht. Atehere kur se prisja.

Konkretisht

Isha ne nje festival femijesh ne TOB. Kur dola nga opera qe isha spektatore i fola nuses se Ilia Terpinit. Kur me pa Ilia me tha A ke deshire te lozesh ne film. Po- i them. Ai me tha se do te vinte te nesermen ne Lice qe te me kerkonte. Te nesermen kur une isha ne korr ne oret e fundit vjen Ilia dhe nxjerr Teuta Martin Zana Turkun dhe me thote Hajde dhe ti Yllka. Na merr me vete dhe na con ne Kinostudio. Aty takuam Ibrahim Mucen i cili na jep nje tekst per te lexuar. E lexuam tekstin une dhe Teuta. Per Teuten thane Bejini nje fotografi dhe kete tjetren cojeni ne grim. Fjalen grim nuk e kisha degjuar ndonjehere. Me dukej si nje fjale e huaj si fjale e pakuptueshme per moshen. Shkova dhe u ula ne karrige. Ma bene grimin me futen ne nje studio dhe beme disa foto dhe dolem jashte. Me kerkuan adresen e shtepise dhe me thane Do te lajmerojme ne qofte se do na duhesh.

Iket me pesimizem

Kur po dilja aty ishte nje person me emrin Agim dhe me thote A ke deshire qe ti shikosh fotot qe jane bere pas grimit. Po- i them. Me futi ne dhome dhe me tregoi 150 fotografi femrash qe ishin provuar dhe me tha mua se tani me e perzgjedhura eshte nje nga Lushnja qe studionte per mjekesi. Behej fjale per filmin I teti ne Bronz. Ajo ishte shume e bukur dhe une i humba shpresat. Kaluan dite. Nje dite kur po kthehesha per ne shtepi tek ura e vogel e Kinema Agimit takoj nje punetor te Kinostudios i cili kishte qene ate dite kur une po grimohesha. Ai me tregoi se une e kisha fituar rolin. U gezova dhe bertita ne mes te rruges.

Kur filloi xhirimi

Filloi xhirimi ne semestrin e dyte te Liceut. Ato muaj iken shume shpejt. Ishte filmi i pare. Ishte nje rruge e pashkelur. ndrra te reja po me shfaqeshin ne horizont. Sa sfluturoja nga gezimi.

Ku xhiruat

Kemi xhiruar ne Korce dhe nje vend i bukur me ajer te paster. Atehere vetem ne Korce shiteshin rrobat qe vinin nga doganat dhe shume here i shiste shteti. Atehere mbaj mend se kam blere dy kemisha nate nje per vete dhe nje per motren time ngjyre roze.

Ke pasur ndonje moment kur ke ngecur ne realizimin e filmit

Nje here me ka bertitur nje regjisor dhe u preka shume. Aty kam njohur por dhe kam luajtur me aktoret e medhenj Sander Prosin dhe Mevlan Shanajn. Ishin dite te vecanta. Me Mevlanin u beme partnere edhe tek filmi Rrugicat qe kerkonin diell etj.

Kur e pate veten ne film cfare keni ndjere

Shfaqjen e filmit e kam pare tek kinema Agimi dhe kam shkuar me prinderit. Ka qene nje emocion i madh pasi dihej se njerezit me njihnin si kengetare. Kur me pane ne film ka pasur nje elektricitet ne salle. Por kenaqesia me e madhe ishte e prinderve. Kur mbaroi filmi duke pasur parasysh se ne salle kishte shume nga lagjja filluan te me duartrokisnin dhe te me uronin. Ishte dite e vecante ne jeten time. Nje dite tejet e bukur dhe me emocione.

Dhe pastaj filmi i dyte

Filmi i dyte ka qene Malet me blerim mbuluar. Me bene nje kinoprove. Kinoproven e bera me Timo Fllokon. Pastaj me thane se nuk do te ishte Timo partneri im por do te ishte nje tjeter. Pas pak me dhane te shikoja fotografine e Viktor Zhustit. Viktori ne foto mu duk shume i eger. Por dhe roli i dyte doli me sukses.

Pra nga kengetare tashme ne aktore.

Une isha soprano me nje ze brilant. Meqe ne Pallatin e Pioniereve kisha kenduar vetem ne zerin e dyte dhe ne lice kisha nje kercitje te vogel ne gryke qe me kalonte nga zeri i grykes te zeri i kokes. Kjo gje ndjehej qarte. Ishte pra nje defecit qe me lindi. Ishte kjo arsyeja qe me ka bere qe une mos ta vazhdoja me kanton. Kisha frike nga ky defekt se nuk do realizoja ate cka kisha ne deshirat e mia. Pra nuk isha e persosur. Po ta kaloja kete gje do te isha nje kengetare e mrekullueshme. shte karriere qe mbeti ne mes.

Jeni penduar qe nuk u bete kengetare por aktore

Me vjen keq se eshte nje karriere qe ka ngelur e paperfunduar. E nisa nje karriere dhe e nderpreva shume shpejt. Me vone vazhdova per drame per aktore.

E ndjen se do te ishe me mire kengetare se sa aktore

Jo. Kam marre kenaqesi edhe ne kete drejtim. Une kam ndjekur teatrin por dikur me ka pelqyer shume filmi. Une hyra ne kete bote sepse me joshi si fillim filmi. Kisha disa vjet qe kendoja por bota e filmit dhe e teatrit eshte shume e bukur.

Po si kengetare kush te zbuloi

Sic thashe kam kenduar ne shtepi kenget e Vaces. Kendoja me ze te larte. Kam pasur komshi Antigoni Hoxhen qe ishte mesuese muzike. Ajo me degjon nje dite dhe me thote se isha nje bilbil i vertete. Dhe shkon ne Pallatin e Pioniereve. Ajo me thote Do te shkosh dhe te takosh Tonin Harapin. Shkoj te Pallati i Pioniereve dhe takoj nje burre qe i bie fizarmonikes dhe i lutem qe te me ndihmoje. Dua Tonin Harapin- i thashe. Une jam- me thote. Jam ajo goca qe te ka folur zysh Antigoni qe te kendoj. U futem brenda dhe une kendova kengen Violina Cigano. Kur me degjoi Tonini ngeli nje moment dhe me tha A mund te mesosh nje kenge tani Kjo ishte kenga e Zana Turkut. Kenga Dy letrat. E mesova kengen dhe e kendova. Buciti pallati. Zana ishte moshatare me mua por kishte ardhur ne pallat perpara meje. Ai ngeli i befasuar.

Po me Ema Qazimin ne ckohe je njohur

Jam njohur qe ne Pallatin e Pioniereve. Ema erdhi nga Kamza pasi kendonte ne Kamez. Erdhi me takoi dhe me thote qe ta ndihmoja te kendonte ne Pallatin tone te Pionierit. E ndihmova. Kur ishim ne Lice ajo ishte nje vit poshte meje. Pastaj shkuam ne Institutin e Arteve po bashke. Ajo vazhdoi per aktore dhe perseri nje vit poshte meje. Ema pas shkolles ndenji ne teater dy vjet dhe luajti disa role. Kemi qene edhe dublante ne nje rol. Pastaj ajo shkoi ne Estrade sepse ajo donte te kendonte.

Kush kane qene rolet me te veshtira ne film dhe ne teater

Me i veshtiri ka qene roli ne filmin Lule te kuqe lule te zeza sepse ka qene rol me shume dimensione. Ne teater ka shume role qe kane qene shume te veshtira. Une kam nisur qe ne fillim me role shume te veshtira. Qe 25 vjec kur kam bere Liza Milerin. Ne moshen 24 vjece kam bere rolin Vizita i inspektorit. Kenaqesia ime ka qene ne pune. Une kam bere komedi drame pra te gjitha zhanret dhe tani vazhdoj e punoj.

Jeta ne profesion dhe familja.

Une nuk i ndaj dot familjen dhe teatrin. Gjithe kohen energjine ma ka marre skena. Une kur jam ne skene nuk impresionohem nga publiku. Kur futem ne skene une them se eshte nje mrekulli. Kam nje marredhenie shume te mire me publikun.

Arti sot

Ekonomia e tregut ka shkaterruar shume gjera. Financohet shume pak per artin. Nuk perqafohet sa duhet. Arti eshte pasqyra dhe fytyra e kombit. Kur shikon nje komedi apo opera aty shikon se cfare mentaliteti ka ky komb.

Sa role keni luajtur

Ne teater nuk i numeroj dot. Role kryesore mund te jene 80 role. Por role te dyta jane edhe me shume.

Nata e 12

Ja si kendoja bashke me Locon ne skene

Po a ka kenduar ndonjehere ne skene si aktore Kesaj pyetje aktorja e mirenjohur Yllka Mujo i pergjigjet Kam kenduar tek Nata e 12 e Shekspirit. Ishte roli qe kendoja. U mundova qe ta shfrytezoj ne teater kete gje. nderr kam pasur qe te beja nje mbremje muzikore dhe te kendoj kenge operistike dhe te muzikes se lehte dhe kenge franceze ne nje ambient te vogel. Kete e kam enderr. Edhe sot mund te kendoj kete e dua per kenaqesi e jo per buje.

Muajt e mjaltit

Ja filmi i fundit ku kam luajtur

Po a i mungon filmi sot Aktorja e njohur Yllka Mujo pergjigjet Nuk mund te them se me mungon. Filmin e fundit e kam pasur me regjisor te njohur ne Evrope qe ka qene President i Venecias ne festivale. Ky eshte serb. Ne kohet e Milloshevicit nuk i ka pranuar politikat qe ka ndjekur Milloshevici ndaj Kosoves. Ai ka ikur dhe jeton ne Paris. Tani qe ajo kohe ka ikur ai ka dy rezidenca nje ne Paris dhe nje ne Serbi. Ky ishte nje film me dy histori paralele. Filmi quhet i perkthyer Muajt e mjaltit tregon per dy cifte dhe dy dasma. shte nje film i mire dhe ka marre disa cmime. Tre cmime i mori vetem ne Spanje. Ky film eshte kritikuar nga mediat serbe. Ate nate qe kam qene une ne premiere filmi eshte pritur shume mire dhe ka qene nje salle 3000 vendeshe ne Serbi. Pas shfaqjes na kane marre intervista dhe na kane pritur shume mire dhe kemi mbresa shume te mira. Arti perfaqeson dhe perhap paqe.

Festivali per femije

Gjashte here ne vendin e pare

Kam zene plot gjashte here vendin e pare ne Festivalin e kengeve per Femije. Festivali i pare eshte bere ne vitin 1962. Ne vitin 1964 une kam qene ne Shkoder me Zanen. mimin e pare e ka marre kori te dytin une dhe te tretin e ka marre Zana. Tonin Arapi ka qene me fizarmonike dhe kendohej kenga Atdheu im. Ndersa i dyti ka qene ne maj te vitit 1966.

Zonja nga Qyteti

Rajmonda Bulkun regjisori e gjeti ne Cerrik

Ne filmin Zonja nga Qyteti ajo ka pasur nje rol shume te spikatur. Ja cthote Yllka Mujo Ate rol e kisha luajtur edhe ne teater. Piro Milkani pervecse aty me tha te luaja dhe filmin. Ne kete kinokomedi doli per here te pare si aktore Rajmonda Bulku qe regjisori e gjeti ne Cerrik nje gjimnaziste dhe i pelqeu nga pamja. Ai film ka qene shume i bukur. Shkova veren e kaluar ne ate vend per te kujtuar ate kohe dhe mu duk nje fshat tjeter pervec ujit qe kalonte. Atehere ka qene nje mrekulli. Sot

Aktoret e medhenj

Lidhja ime me Marie Logorecin e Sander Prosin

Por me cilet ka pasur me shume lidhje nga aktoret e medhenj shqiptare Kesaj pyetjeje Yllka Mujo i pergjigjet Me shume me te vjetrit. Me Marie Logorecin kam pasur me shume lidhje dhe me Emen shkonim cdo dite ne shtepine e Marijes. Une kam qene natyre kureshtare dhe doja te rrija me shume me ata qe dinin dhe te ofronin ndihme. Me Sander Prosin rrija shume sepse edhe ne disa role kam qene partnere e tij. Por jo pak jam shoqeruar me Drita Pelingun dhe me shume te tjere. Kam mesuar dhe kam luajtur dhe me te madhin Kadri Roshi. Ai para se te nderronte jete i shkova ne shtepi per vizite.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›