E Enjte, 5 Nëntor 2026

Yuri Kim në Gjykatën Kushtetuese; vizita e ambasadores në nisje të proçesit për zgjedhjen e kryetarit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një vizitë 45 minutëshe në Gjykatën Kushtetuese.

Arsyeja e vizitës nuk është bërë ende e dituar nga selia diplomatike po aq edhe nga vetë zyra e shtypit të “Kushtetueses”.

Nga Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim u largua pa një deklaratë për mediat.

Vizita e diplomates së lartë amerikane vjen pasi “Kushtetuesja” bëri me dije nisjen e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

Të drejtën për të garuar e kanë të gjithë anëtarët e Gjykatës. Pas depozitimit të kandidaturave, pasardhësi i Vitore Tushës zgjidhet me votim të fshehtë. Ai ose ajo zgjidhet me shumicën e votave të nëntë gjyqtarëve.

Mandati i kryetarit të “Kushtetueses” është tre vite dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›