E Enjte, 5 Nëntor 2026

Yuri Kim takim me Rrumbullakun, në fokus goditja e krimit të organizuar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Takimi ka përfunduar para pak minutash. Mësohet se është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve.

Në thelb është diskutuar edhe për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.

Detajet e takimit pritet të bëhen publike nga vetë ambasada amerikane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›