E Enjte, 5 Nëntor 2026

ZELANDE E RE – Gjashtë të plagosur prej sulmit terrorist

Një akt “terrorist” i kryer nga një burrë ka ndodhur në një supermarket në Auckland, Zelanda e Re, i cili ka goditur me thikë gjashtë persona në orët e fundit, deklaroi kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern.

Terroristi u qëllua nga policia dhe vdiq.

“Ajo që ndodhi sot ishte e neveritshme, e urryer, e gabuar”, nënvizoi kryeministrja, duke e përshkruar sulmuesin si një qytetar të Sri Lankës i cili mbërriti në Zelandën e Re në 2011.

Sulmi gjithashtu besohet se është frymëzuar nga Isis. /ANSA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›