E Diel, 1 Nëntor 2026

ZGJEDHJET 2025/ Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe!

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Plenkovic shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.

Në postimin e tij në llogarinë X,  kryeministrisë i Kroacisë shkruan se do të vazhdojnë bashkëpunimet dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Plenkovic.

Congratulations to Prime Minister @ediramaal on election victory! I look forward to further strengthening of ????????????????bilateral relations and continued cooperation within @NATO and other international forums. I look forward to attending the EPC summit in Tirana on Friday. pic.twitter.com/ilsBYt1DdS

— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) May 13, 2025

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›