E Diel, 1 Nëntor 2026

ZGJEDHJET 2025/ Numërohen kutitë e para në Pustec, si ndahen votat

Në Pustec, bashkinë minoritare të juglindjes së vendit ka nisur procesi i numërimit të kutive. Në total kjo bashki ka 8 kuti nga të cilat 4 janë numëruar tashmë.

Në kutitë e para PS kryeson ndaj PD. 518 për PS me 241 për PD

Kur mbeten edhe 5 kuti trendi i votave tregon se PS do të fitojë në bashkinë minoritare.

Ndërkoh në KZAZ e tjera pothuajse po përfundon procesi i dorëzimit të kutive dhe pritet që numërimi të nisë para mesnate.

Paralelisht me Pustecin po numërohen edhe votata e diasporës për qarkun e Korçës.

Kujtojmë se votat e diasporës do të numërohen në “Parkun Olimpik” ku janë ndarë 12 grupe numërimi për çdo qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›