E Diel, 1 Nëntor 2026

ZGJEDHJET 2025/ Përfundon numërimi i votave në Korçë, si ndahen mandatet

Partia Socialiste mban 6 mandate në zgjedhjet e 11 Majit aq sa ka patur edhe 4 vite më parë në zgjedhjet parlamentare

Nga ana tjetër PD ka humbur një mandat në kushte kur juglindja nuk ka patur 11 por 10 mandate

Në zgjedhjet e 11 Majit ka patur shumë emra të rinj të cilët kanë maksimizuar votat në të dy forcat politike edhe në kushte kur vinin për herë të parë në një garë kaq të fortë politike

Romina Kuko dhe Genti Lakollari për herë të parë do të ulen në karriget e parlamentit shqiptar duke ardhur si deputet nga lista e mbyllur e PS ndërkohë që në përqindje të madhe për herë të parë si parlamentare do të shkojë në sallën e kuvendit edhe Besa Spaho.

Duke mbetur tek emrat e rinj te zgjedhjet e Partisë Socialiste në 11 Maj bien në sy dhe emrat e Vinjola Rrotës, Eridon Rustem, Gezim Gora kandidatë që kanë maksimizuar së tepërmi votat e tyre individuale

Nga ana tjetër Fidel Kreka është deputeti i 4 i PD së Korçës që se bashku me Kristino Koçibelli kanë qenë surpriza më e këndshme e këtyre zgjedhjeve, të rinj të cilët janë rritur në strukturat e degës lokale të selisë blu madje ja kanë dalë të marrin më shumë vota se emra të njohur si deputetët aktualë Edmond Spaho dhe Andrea Mano por edhe drejtuesit politik të Partisë së Lirisë e Partisë Demokratike në Pogradec

Zgjedhjet e 11 Majit duhet pranuar se kanë patur tkurrje të votave për të dy forcat kryesore politike pasi PS 4000 vota më pak se 4 vite më parë ndërkohë që PD nga 51.000 vota në zgjedhjet e vitit 2021, në zgjedhjet e 11 Majit nuk ka marrë më shumë se 37.000 vota

Në këto zgjedhje rol kanë luajtur e partitë e vogla, në veçanti ajo e Tom Doshit por dhe “Shqipëria Bëhet” dhe Partia “Mundësia”, parti të cilat kanë tkurrur më se shumti PD por nga ana tjetër edhe PS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›