ZGJEDHJET 2025/ Spiropali: Sot është dita e qytetarëve, dita e kombit

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka votuar pak minuta më parë në qendrën e votimit në “Parkun Olimpik” në Tiranë.
Pas votimit, Spiropali foli për mediat ku ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë në këto zgjedhje me qytetari dhe të tregojnë se janë europianë në zemër, mendje dhe në standarde.
“Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, sot është dita e kombit. I bëj thirrje të gjithëve të votojnë sot me qytetari ashtu si është zhvilluar edhe fushata zgjedhore, te tregojnë se jemi europiane në mendje zemër dhe në standarde”, tha Elisa Spiropali për mediat pasi ushtroi të drejtën e saj të votës.