E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Za Fest” në Shkodër, tri netë të magjishme me muzikë e këngëtarë të niveleve më të larta

Kalaja Rozafa në Shkodër ka qënë ndalesa e fundit e festivalit Za Fest, në këtë edicion te katërt. Mes mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formë e vendi u elektrizua nga performanca e artistëve Gjon Muharremaj, Vlashent Sata, Josif Gjipali, Ekland Hasaj, Arben Bajraktaraj e grupeve të huaja të muzikës Jazz e Tekno e të cilët  karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.
Kjo natë  ishte menduar si ndërthurje e tradicionales, përmes rrëfimeve magjike, interpretimeve dhe legjendave të paharruara, që rikthyen magjinë një qyteti.Për herë të parë i këndoi  Rozafës dhe publikut magjik të Za edhe shqiptari nga Zvicra, Gjon Muharremaj i njohur ndryshe si Gjon Tear’s, i cili mori mjaft famë nga Eurovisioni i këtij viti.Ai u prit me duartrokitje dhe ovacione nga publiku I shumtë.
Këngëtari Gjon Muharremaj në fund të shfaqjes u shpreh se ndihet I surprizuar nga pjesmarrja e gjërë e mikëpritja në Shkodër.Ai premtoi se festivali do të jetë udhëtues, në Tiranë , Kosovë etj
Za Fest ka si qëllim, jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Ky festival prej katër vitesh rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin, i cili bashkon njerëzit në gjuhët e tij universale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›