E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori Do te jem mbi palet

Në një intervistë për Top Channel, i propozuari nga mazhoranca si kandidat për president, Xhezair Zaganjori, deklaroi se nuk i ka kërkuar vota zotit Rama, por e ka garantuar se do të jetë një president në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.

Top Channel: A besoni se do të jeni kandidat për t'u votuar në raundin e dytë?

Xhezair Zaganjori: Besoj se po, besoj se do të jem në vijimësi kandidati për t'u votuar. Nuk është në dorën time, një koalicion më ka dhënë besimin, nuk është bërë zyrtarisht propozimi për një sërë arsyesh, meqënëse kërkohet konsensusi dhe në kuadër të këtij konsensusi, që kërkohet unë bëra takimin edhe me kryetarin e opozitës. Sigurisht që unë nuk Zgjedhja e presidentitZaganjori takon Ramën PS kundër Zaganjorit Kuvend, debat për KKRT-në i kërkova që të më japë mua votat, sepse kjo është çështje politike, është çështje që ka të bëjë komplet me interesat politike, me të drejtat që ka si opozita më e madhe në vend për t'u përfshirë në një proces, të cilin e gjykon vetë kryetari, me kryesinë, me njerëzit që ka përreth edhe nuk është problemi im. Unë thjesht u prezantova me të dhe e garantova që nëse do të bëhem President, unë do të jem ai që kam qenë gjithnjë për të respektuar ligjin, për të respektuar Kushtetutën dhe për të bërë atë që gjykoj se duhet jetë më e mirë në cdo situatë konkrete.

Nje interviste me te zgjeruar, ku Zaganjori flet per akuzat per Marreveshjen e Ujerave, a ka shkelur ai Kushtetuten, duke qendruar ne detyre pas skadimit te mandatit, por edhe marredheniet personale me Kryeministrin Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit Topalli, ju do ta lexoni në www.top-channel ne oren 19:30

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›