E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori flet 1 muaj me pas

"Parimet kushtetuese dhe të drejtat themelore në jurispundencën e gjykatës kushtetuese" - është publikimi më i fundit që mban firmën e bashkëautorësisë së antarit të Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, prezantuar gjatë një ceremonie ku merrnin pjesë akademikë dhe studentë të cështjeve të drejtësisë.

Pas prezantimit të libri zoti Zaganjori i propozuar nga mazhoranca per te qene kandidat për postin e Presidentit te Republikes, në një intervistë për Top Channel 1 muaj pasi ai me dëshirën e tij u largua nga gara presidenciale, pohon se nuk është penduar për këtë veprim.

Dorëheqja e Xhezair Zaganjorit u komentua disa ditë më parë se lidhej me një shantazh të mundshëm me dosjet e sigurimit. Por gjykatesi Zaganjori e hedh poshte kete pretendim duke thene se terheqja ka qene nje vendim i tij i vullnetshem, pasi nuk mori mbeshtetjen e te gjitha paleve dhe se nuk patur asnje lloj presioni apo shantazhi.
Por cfarë mendon anëtari i Gjykatës Kushtetuese për hapjen e dosjeve? Tashmë që i ka mbaruar mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese a do të drejtojë ai ndonjë institucion të pavarur dhe a ka ambicje Xhezair Zaganjori për t'u marrë me politikë? Përgjigjet e këtyre vijnë nga Xhezair Zaganjori në intervistën e gazetarit Muhamed Veliu të cilën do ta lexoni në ëëë.top-channel.tv në orën 19:30.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›