“Zagreb 2025”/ Abakarov dhe Dudaev nisin rrugëtimin në Botërorin e Mundjes

Nisja e Kampionatit Botëror të Mundjes ka qenë pozitive për mundësit kuqezi, të cilët kanë mbyllur garat e tyre të para paraditen e sotme në Kroaci.
Në peshën 70 kg të stilit të lirë, Islam Dudaev u mposht në ndeshjen e parë, duke pësuar një humbje të thellë 9-1 ndaj hungarezit Ismail Musukaev. Për sportistin kuqezi ishte një humbje e rëndë pasi vetëm një vit më parë, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ai mposhti hungarezin në garën për medaljen e bronztë.
Kjo ndeshje mund të mos jetë e fundit për Dudaev, i cili mund “rizgjidhet” në vijim të këtij turneu. Tjetër histori rrëfeu dueli i Zelimkhan Abakarov, i cili në peshat deri në 61 kg, kaloi pengesën e parë duke mundur mundësin turk Emrah Ormanoglu, 3-0, e duke siguruar kështu kualifikimin për në raundin tjetër.