E Diel, 1 Nëntor 2026

Zagreb, Thaçi e Jahjaga shoqërohen me Nikoliçin

Ceremonia e anëtarësimit të Kroacisë në BE duket se afroi edhe më tepër liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një shtrëngim dore mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daciç tashmë nuk përbën më lajm, por ai që ka pranuar tashmë realitetin e Kosovës  duket edhe presidenti  serb Tomislav Nikoliç.

Ndryshe nga herët e tjera Nikoliç nuk i është shmangur afërsisë me Presidenten e Kosovës, ndërsa mes tyre ndodhej Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ish-republika jugosllave e bëri kërkesën për anëtarësim para 10 vjetësh dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Vendi prej 4.4 milionë banorësh bëhet shteti i dytë ish-Jugosllav që i bashkohet BE-së, pas Sllovenisë, e cila është anëtarësuar në vitin 2004.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›