Zahiretë e ditëve të ftohta, amvisat korçare ruajnë traditën e vjetër

Amvisat duararta korçare vijojnë ende të ruajnë traditën e vjetër të përgatitjes së zahireve të dimrit. Në familjen Sopoti në fshatin Dishnicë, edhe pse në një moshë të thyer tashmë, Dita, zonja e shtëpisë na rrëfen se që në verë nisin përgatitjet e zahireve. Ajo na tregon se fillimisht përgatisin petkat, dromkat dhe trahananë të cilat e kanë të nevojshme nxehtësinë e rrezeve të diellit për t’u tharë.
Dita na tregon se pothuajse të gjitha perimet i prodhojnë vetë, të dy me bashkëshortin. E me to, më pas përgatisin turshitë e ndryshme që i konsumojnë gjatë dimrit.
Më tej, 73-vjeçarja na rrëfen se edhe bakllavanë, ëmbëlsirën tradicionale të fundvitit e përgatit vetë. Ashtu sikurse Dita, amvisat korçare sigurohen që familjeve të tyre të mos u mungojnë këto ushqime të shëndetshme që i përgatisin ashtu sikurse është lënë traditë na gjyshet e nënat dikur.
/RTSH/