E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmina kundërthënëse, me kryq e pa të brendshme

Këngëtarja Zajmina Vasjari, po zhvillon koncerte, të cilat i ka kryesisht në diasporë.Është ndër kengetaret qe po provokon më së shumti kohëve të fundit dhe këtë gjë e dëshmojnë imazhet e nxehta, të publikuara nga mediat shqiptare, realizuar ne mbrëmje të ndryshme që ajo i mban.

E gjendur para publikut shqiptar, Zajmina me apo pa dashje, është veshur me një fund, i cili në pjesën e poshtme ka qenë i hapur nga këmba e majtë, duke zbuluar se nuk mban veshur të brendshme.E për të qenë tepër kundërthënëse, ajo kishte vënë vathë me simbolin e kryqit. 

Mbase në këtë mënyrë Zajmina kërkon vëmendje, duke pasuar rastin e modeles Lucy Pinder, e cila bëri bujë të madhe, pasi u shfaq në kopertinën e një reviste, me veshje provokuese, ndërsa mbante një kryq në dorë. Kjo zgjoi reagimin e miliona besimtarëve të krishterë në mbarë botën duke i siguruar modeles hapësirë të madhe në media. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›