Zajmina tregon projektin e parë si arkitekte

Këngëtarja nga Shqipëria e cila pëlqehet edhe për sensualitetin që ka, Zajmina Vasjari ka treguar aftësitë e saj edhe si arkitekte. Nëse deri më tani e kemi njohur si modele dhe këngëtare, tash e tutje do ta njohim edhe si një arkitekte të sukseshme.
Në rrjetet sociale, Zajmina ka postuar një fotografi, duke ekspozuar projektin e parë në kuadër të fakultetit. Së bashku me dy miqtë e saj Denis Kraja dhe Kejti Qeraj kanë realizuar një projekt që titullohet “Projekti Ambiental”./Indeksonline/