E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambrotta lojtar e zvtrajner te Chiasso

Teorinë e ka kaluar me vlerësime maksimale, e vetmja lavdi italiane në Masterin e Coverciano-s për kualifikimin e trajnerëve të kategorisë së parë, ndërsa tani mbetet për t’u provuar praktika.

Gianluca Zambrotta, ish-mbrojtës anësor i Milanit dhe Juventusit, do të mbulojë tashmë dy role. Veç shfrytëzimit të patentës së trajnerit, ai merr diçka më shumë: pankinën dhe fushën. Nga ky sezon, që pritet të fillojë pas afro 1 muaji, ai do të jetë lojtar dhe ndihmës/trajner i Chiasso-s, ekip i ligës së dytë zviceriane. Lajmi është bërë i ditur nga klubi helvet, që i ka siguruar Zambrotta-s një kontratë 1-vjeçare, me një opsion për rinovim edhe për 1 vit. Me detyrën e dyfishtë vjen edhe përgjegjësia e dyfishtë, lider në fushë dhe kontribues në skemat e trajnerit Ernestino Ramella. Duket se po përsëritet e njëjta histori si me ish-lojtarin tjetër të Milanit, Gennaro Gattuso, i cili në fillim të sezonit të kaluar, gjithnjë në Zvicër, mori drejtimin e Sionit, si trajner për 1 muaj, e më pas edhe si futbollist në fushën e blertë. Më pas erdhi edhe oferta e parefuzueshme për Gattuso-n, i cili nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë Palermon në Serinë B. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›