E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zanatet e vjetra në Korçë, Lorenc Pepellashi vijon të punojë si riparues biçikletash

Lorenc Pepellashi është ndër të paktët biçikletarë në qytetin e Korçës. Ai na tregon se është një zanat që e ka trashëguar nga babai dhe punon me qejf. Ustai punon tek dyqani i tij në Pazarin e Vjetër të qytetit por thotë se puna nuk është më si dikur. Megjithatë, ka një mesazh edhe për brezin e ri, Lorenci thotë se zanati nuk të le pa bukë.

“Zanatin e kemi trashëgimi nga familja, unë dhe vëllai dhe kam rreth 27 vite që punoj”, u shpreh Lorenc Pepellashi.

Lorenci thotë se këtë zanat dëshiron që t’ua përcjellë nipërve, ndaj i merr në dyqan herë pas here, për t’i mësuar punën.

Në qytetin e Korçës, kanë ngelur shumë pak zanatçinj që ruajnë traditat e vjetra dhe punët e dikurshme.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›