Zannier Nuk po pengojme integrimin e veriut
Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier ka deklaruar se seksioni i misionit te tij ne veri te Kosoves nuk po e pengon integrimin e kesaj zone.
Reagimi i Zannier erdhi pas publikimit ne nje te perditshme kosovare te nje raporti qe akuzonte UNMIK-un se po mbeshtet strukturat paralele serbe ne veri.
Ky raport eshte i pavertete dhe permban nje numer pohimesh te pabaza. Me vjen keq qe autoret e tij nuk jane konsultuar me mua apo me zyrtaret e duhur para se ta publikonin ate. Po ta kishin bere kete do te kishin mundesi te publikonin nje raport me te sakte ka pohuar Zannier.