Zarif Serbet te zhbllokojne rruget

Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif ka kërkuar nga përfaqësuesit e serbëve të veriut që të lejojnë kalimin e KFOR-it dhe EULEX-it.
Gjatë një takimi me ta, Zarif ka bërë thirrje që të ruhet paqja dhe që të krijohet një atmosferë e përshtatshme për dialog mes palëve.
“Kryetarët e komunave i kam lutur që të gjejnë një zgjidhje, në mënyrë që KFOR-i dhe EULEX-i të kenë liri lëvizjeje sipas rezolutës 1244”, citohet Zarif nga “REL”.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit serbë kanë ritheksuar se kjo do të bëhet e mundur vetëm nëse EULEX-i heq Veriu i KosovësPrishtina kundër planit serb për autonomiPolicia kosovare, stacion në Kroin e Vitakut Ashton: Dialogu rifillon së shpejti dorë nga transporti i doganierëve dhe policëve kosovarë në Bërnjak dhe Jarinë.
Megjithatë, shefi i UNMIK-ut ka përsëritur apelin që në veri të Kosovës të ruhen paqja dhe stabiliteti dhe që të shmangen përballjet e dhunshme.
Serbët e veriut shprehën një ditë më parë pakënaqësinë lidhur me përfaqësimin që bën Beogradi në raport me Kosovën, duke kërcënuar me shpalljen e pavarësisë së veriut të shtetit të ri.
Kjo ide, sipas shumë analistëve serbë, do të vuloste një “jo” të madhe për statusin e kandidatit të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, kjo pakënaqësi bëri që disa shoqata që përfaqësojnë serbët e Kosovës të kërkonin disa ditë më parë nënshtetësi ruse për ta.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Bisedimet Prishtinë-Beograd
Në orët e pasdites nisi në Bruksel raundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi sipas palës shqiptare, apo Prishtinë-Beograd, sipas palës serbe dhe Brukselit ndërmjetësues. SHBA-Kosovë, memorandum mirëkuptimi
Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë nënshkruar të hënën një memorandum mirëkuptimi, që parashikon vijimin e ndihmës së qeverisë amerikane për forcimin e institucioneve të Kosovës. Tadic: Njohja e Kosovës, në asnjë rrethanë
Presidenti serb Boris Tadic ka deklaruar se bisedimet teknike me Prishtinën nuk do të sjellin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Bruksel, përfundon takimi për lëvizjen e lirë
Ka përfunduar takimi i parë mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Bisedimet, Thaci: Veprojmë në bazë të kushtetutës
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u ndalur te çështjet që pritet të diskutohen në Bruksel, në mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, ka deklaruar se gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën, ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane, për Kosovës do të jetë e pranueshme.
Lajmet kryesore
Kriza, qeveria po shet hidrocentralet
4 HEC-e shpresohet të shiten për 150 milionë euro
Dëshmon Prifti: Video origjinale
SHBA, Britania dhe Kanadaja, sanksione Iranit
Kriza dobëson ekonomitë e Azisë Lindore
Festa e Pavarësisë në Britani